Marash Berisha, punonjës i vjeter i radios dhe televizionit, u lind ne Kurrec-Grudë të Malësisë së Madhe në Mal të Zi, më 17 Mars 1927. Arsimin fillor e mori në vendlindje dhe vazhdoi në Shkodër e në Prishtinë. Studimet e larta i përfundoi në Beograd, në Fakultetin e Gjuhëve të huaja. Në vitin 1949, u lidh me mikrofonin e Radio-Titogradit, ku shërbeu si folës i emisioneve shqipe. Kjo e futi në rrugën e gazetarisë. Më 1951, emërohet gazetar në Radio-Beogradi për emisionet në gjuhën shqipe, ku punoi deri në vitin 1980. Më pas, kalon korespondent i televizionit të Prishtinës, ku la gjurmë deri në vitin 1988. Viti 2000, e gjen gazetarin e vjetër shqiptar nga Mali i Zi Marash Berisha, korespondent të edicionit të Radios “Europa e lirë”. Nga pena dhe goja e tij, kanë dalë qindra dhe mijëra emisione informative, analitike, por edhe kulturore, letraro-publicistike.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Maj, Dita Kombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe
-
8 Maj 1786, u dha premiera e tragjedisë “Skënderbeu”, në skenën e Teatrit Francez në Paris
-
8 Maj 1910, u zhvillua beteja e Carralaves, ndërmjet kryengritësve shqiptar dhe ushtrive osmane
-
8 Maj 1926, u përfundua marrëveshja ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Serbo-Shqiptare
-
8 Maj 1937, Mbreti Zogu I dekretoi Ligjin për ndryshimin e emrave të disa qyteteve, fshatrave, lagjeve, lumenjve, etj


