Në Shën Adriani të Italisë, më 19 Janar 1734, u çel Kolegji Arbëresh. Në fillim u quajt Kolegji Arbëresh Korsini dhe më pas Kolegji Arbëresh i Shën Adrianit. Ndër vite ai u kthye në një vatër të rëndësishme ptriotike, arsimore dhe kulturore. Pas themelimit të katedrës së gjuhës shqipe nga De Rada më 1846, kolegji dha një ndihmesë të vyer për shkollën shqipe dhe mendimin pedagogjik shqiptar në përgjithësi. Gati të gjithë poetët, shkrimtarët, studiuesit dhe dijetarët arbëreshë të shekullit të XVII-XIX kanë ndjekur këtë institut arsimor. Kolegji Shën Adriani ka mbajtur gjallë gjuhën shqipe ndër arbëreshët, dashurinë dhe ndjenjat patriotike për atdheun si dhe traditat e bukura e të lashta shqiptare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Maj, Dita Kombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe
-
8 Maj 1786, u dha premiera e tragjedisë “Skënderbeu”, në skenën e Teatrit Francez në Paris
-
8 Maj 1910, u zhvillua beteja e Carralaves, ndërmjet kryengritësve shqiptar dhe ushtrive osmane
-
8 Maj 1926, u përfundua marrëveshja ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Serbo-Shqiptare
-
8 Maj 1937, Mbreti Zogu I dekretoi Ligjin për ndryshimin e emrave të disa qyteteve, fshatrave, lagjeve, lumenjve, etj




