Në Elbasan, më 1 Janar 1937, u lind aktori i skenës dhe ekranit shqiptar Demir Hyskja. Ai doli nga lëvizja amatore; studimet e larta në Institutin e Arteve, i mbaroi me korespondencë, pa u shkëputur nga skena. Në ekran për herë të parë u prezantua në vitin 1970, me filmin “Guximtarët” dhe “Gjurma”. U bë i njohur me rolin e Zihni Shaqirit në filmin, “Ngadhnjim mbi vdekjen”. Më pas pasuan 27 role kryesore, që i sollën disa çmime dhe medalje në festivalet e filmave shqiptarë. Në rolin e Malit në filmin “Në fillim të verës”, artisti u nderua me Kupën e Festivalit të Filmit Shqiptar, të vitit 1975.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Maj, Dita Kombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe
-
8 Maj 1786, u dha premiera e tragjedisë “Skënderbeu”, në skenën e Teatrit Francez në Paris
-
8 Maj 1910, u zhvillua beteja e Carralaves, ndërmjet kryengritësve shqiptar dhe ushtrive osmane
-
8 Maj 1926, u përfundua marrëveshja ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Serbo-Shqiptare
-
8 Maj 1937, Mbreti Zogu I dekretoi Ligjin për ndryshimin e emrave të disa qyteteve, fshatrave, lagjeve, lumenjve, etj

