Shkrimtari, gazetari dhe botuesi Petraq Risto, u lind në Durrës, më 9 Qershor 1952 dhe u diplomua për gazetari në Universitetin e Tiranës. Vazhdoi studimet pasuniversitare në Akademinë e Artit ku u kualifikua për kritikë të artit skenik. Për shumë vite punoi gazetar dhe në faqet e shtypit me shkrime publicistike dhe letrare. Mbas vitit 1990, themeloi shtëpinë botuese “Globus R”, duke qënë pronar dhe drejtor i saj. Petraq Risto, është autor i shumë vëllimeve letrare, ku përfshihen romane dhe përbledhje me poezi dhe tregime.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Shkurt 1880, i pari Muze në Shqipëri u themelua nga etërit jezuitë në Shkodër
-
14 Shkurt 1905, lindi juristi Rasim Kolonja
-
14 Shkurt 1910, u mbajt në Korçë mitingu i alfabetit shqip
-
14 Shkurt 1916, lindi Theodhor Samsuri, mësues e diplomat
-
14 Shkurt 1982, u nda nga jeta Lirak Dodbiba, mësues me kontribute të mëdha për arsimin shqip


