Trupa e Baletit Kombëtar, më 9 Prill 1972, u prezantua para publikut të kryeqytetit me baletin shqiptar me dy akte “Bijtë e peshkatarit”, me muzikë të kompozitorit Tish Daija, libret të Panajot Kanaçit. Baleti u vu në skenë nga dirigjenti, Rifat Teqja, baletmaestri Panajot Kanaçi dhe skenografi Hysen Devolli. Për interpretim të lartë artistik, u shquan solistët Janku, Vendresha, Rada, Këllezi etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
9 Mars 1750, u themelua në Voskopojë “Akademia e re”, shkollë e mesme shumë e përparuar
-
9 Mars 1907, lindi në Shkodër piktori Zef Kolombi
-
9 Mars 1923, doli në Tiranë numri i parë i gazetës “Rrufeja”
-
9 Mars 1927, u formua shoqëria tregtare SITA me një kapital shqiptar prej 1 milion franga ari
-
9 Mars 1937, në shtypin shqiptar kërkohej censurimi i filmave me kauboj


