Më 9 Prill 1939, ushtritë fashiste italiane, pushtuan Shkodrën dhe Gjirokastrën. Pushtimi fashist i Shqipërisë të premten e zezë të 7 Prillit 1939, ishte përfundimi logjik i politikës antikombëtare dhe profashiste të Ahmet Zogut, por njëherësh dhe rezultat i tradhëtisë së lartë të klasës politike sunduese, i kolaboracionistëve të çdo ngjyre, që për interesat e tyre të ngushta, u kthyen në vegla qore të pushtuesve fashistë. 7 Prilli 1939, mbetet një mësim i madh, jo vetëm për shqiptarët por edhe për diplomacinë e “mosndërhyrjes”; sakrifikimi i Republikës Spanjolle, i Shqipërisë dhe më pas i Çekosllovakisë, përbën jo vetëm disfatën e plotë të kësaj diplomacie, por edhe fillimin e kasaphanës botërore, që i shkaktoi kaq shumë mjerime njerëzimit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Mars 1885, lindi gazetari patriot Paskal Aleksi
-
23 Mars 1855, Çezare Kanta i shkruan De Radës: “shqiptarët janë trashëgimtarë të Marko Boçarit”
-
23 Mars 1903, u lind Xheladin Nushi, patriot dhe pedagog
-
23 Mars 1920, lindi Zigur Lelo, kapedani i çetës së bashovitëve
-
23 Mars 1923 u krijua lidhja shoqerore e arsimtareve te Korces


