Për politikën pragmatiste dhe armiqësore të Venedikut, ndaj Gjergj Kastriotit, flet letra e Markez de Varezës, që mban datën 9 Nëntor 1456. Senati i Republikës kishte urdhëruar fshehtas, vartësit e tij në trojet arbërore, që të luftonin kundër Skënderbeut, për të mos lejuar forcimin e aleancës së tij me Aragonën. Senati u kërkonte gjithashtu atyre që, të mos lejonin kalimin e forcave shqiptare, nëpër trojet që sundoheshin nga Venediku, për të luftuar kundër osmanëve.
Referencat:
Biblioteka dhe arkiva e QMKSH
You may also like
-
12 Dhjetor 1466, Skënderbeu mirëpritet por nuk ndihmohet nga Vatikani
-
12 Dhjetor 1912, Gjergj Matias përshëndet fitoren e Ismail Qemalit
-
12 Dhjetor 1916, numri i parë i të përkohëshmes “Gazeta e Korçës”
-
12 Dhjetor 1921, Rauf Fico emërohet ministër në qeverinë e shkurtër të Idhomen Kosturit
-
12 Dhjetor 1927, Ahmet Zogu merr titullin Shpëtimtar i Kombit

