Bota magjike e ngjyrave, sot kremton përvjetorin e lindjes së piktorit dhe arsimtarit të devotshëm, Zef Kolombi. U lind në Sarajevë, në një familje të varfër shkodrane, me 9 Mars 1907. Mbeti jetim dhe e rriti gjyshja në Shkoder. Emigroi për bukën e gojës në Jugosllavi dhe Itali. Bashkatdhetarët e ndihmuan të ndjekë Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Pas diplomimit u kthye në Atdhe dhe dha mësim, në Normalen e Elbasanit. Në Shkoder u kthye pas çlirimit, ku dhe vdiq, në vitin 1949. Zef Kolombi është shquar si peisazhist. Ka pasqyruar natyrën e krahinës së Elbasanit. Shquhen tablotë “Rrugë në Elbasan”, “Të korrat”, disa natyra të qeta dhe portrete. Në portretet “Juliani”, “Gjovalini”, “Autoportret”, të realizuar pas çlirimit, autori dëshmon talentin e tij, në pasqyrimin e tipeve, karaktereve dhe të botës së brëndshme të personazheve të vet. Piktori ka lënë rreth 30 tabllo me vaj dhe shumë vizatime, që ruhen në galeritë e arteve të Tiranës, të Shkodrës dhe në disa familje.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
16 Shtator 1863, shumë shqiptarë janë shkolluar në “Robert College”, sot përkujtohet themelimi
-
16 Shtator 1922, lindi Dhori Shkodrani, gazetar
-
16 Shtator 1927, në Sopik fshatarët sulmuan poskomandën e xhanadarmërisë; barra e taksave ishte e rëndë
-
16 Shtator 1928, grevë 3 ditore në portin e Durrësit; “Moxarana” u detyrua të ngrejë mëditjen
-
16 Shtator 1937, Jorgjie Truja, Marie Kraja dhe Tefta Tashko; koncert në Bari