Mëngjesin e 7 Prillit 1939, trupat fashiste italiane, në komandën e gjeneral Guxonit, filluan agresionin barbar kundër Shqipërisë. Pas bombardimeve të ashpra nga deti dhe ajri, forcat fashiste u orvatën të zbarkonin në portet tona kryesore, po ndeshën në rezistencën e armatosur të patriotëve vullnetarë. Ja, si përshkruhet gjëndja në telegramin e Agjensisë Shqiptare në Paris: “Orvajtje të njëpasnjëshme zbarkimi, kanë filluar në orën 5.30 në Bisht-Pallë, në Kep të Durrësit dhe Sarandës. Trupat italiane janë zbrapsur me humbje. Asnjë ushtar italian nuk ka mundur të instalohet në tokë përpara qëndresës së ashpër të trupave e të popullit shqiptar, morali i të cilëve mbetet i shkëlqyer, më gjithë diferencën në efektiva”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Maj, Dita Kombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe
-
8 Maj 1786, u dha premiera e tragjedisë “Skënderbeu”, në skenën e Teatrit Francez në Paris
-
8 Maj 1910, u zhvillua beteja e Carralaves, ndërmjet kryengritësve shqiptar dhe ushtrive osmane
-
8 Maj 1926, u përfundua marrëveshja ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Serbo-Shqiptare
-
8 Maj 1937, Mbreti Zogu I dekretoi Ligjin për ndryshimin e emrave të disa qyteteve, fshatrave, lagjeve, lumenjve, etj

