Krerët kryengritës të krahinës së Matit, më 7 Nëntor 1594, u mblodhën në Kuvendin e Shën Mërisë, për të organizuar dhe drejtuar luftën çlirimtare kundër sundimit osman. Ndër nismëtarët dhe drejtuesit e këtij kuvendi ishte Tomë Plezha, kalorës dhe kapedan në ushtrinë e Venedikut. I angazhuar për çështjen kombëtare, ai bashkë me Mark Gjinin, shkuan deri në Romë, për të tërhequr vëmendjen e Perëndimit dhe për të kërkuar ndihmat e tij për luftën antiosmane.
Referencat:
Biblioteka dhe arkiva e QMKSH
You may also like
-
7 Korrik 1920 lindi Prokop Mima.
-
7 Korrik 1878, Komiteti i Lidhjes së Prizrenit, vendosi marrjen e masave, për ruajtjen e territorit të Shqipërisë
-
7 Korrik 1908 në Manastir, xhonturqit vranë Shemsi Pashën
-
7 Korrik 1924, në Gjirokastër, u ngrit Klubi i Shoqërisë “Studenti”
-
7 Korrik 1925, doli numëri i parë i gazetës “Liria Kombëtare”