Më 7 Dhjetor 1921, Hasan Prishtina, formoi kabinetin më demokratik të viteve 20. Në të bënin pjesë Zija Dibra – Ministër i Luftës, Luigj Gurakuqi – Ministër i Brëndshëm, Fan Noli – Ministër i Jashtëm, Hoxhë Kadriu – Ministër i Drejtësisë , Kristo Dako – Ministër i Arsimit, Ahmet Dakli – Ministër i Financave, Haki Tefiku – Ministër i Punëve Botore dhe Bajram Curri – Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë. Forcat kundërshtare shfrytëzuan gjëndjen e nderë në marrëdhëniet me Jugosllavinë , për rrëzimin e qeverisë demokratike, e cila ekzistoi vetëm 5 ditë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”

