6 Prill 1939, zemërim e gadishmëri e madhe në Shqipëri e Kosovë, për të pritur me armë pushtimin italian

Mëngjesi i 6 Prillit 1939, e gjeti Shqipërinë në një gjëndje ankthi e dëshpërimi të thellë. Popullsia e qyteteve dhe e fshatrave ishte ngritur në këmbë dhe kërkonte armë. Zëmërimi kundër agresionit fashist, i pushtoi edhe shqiptarët jashtë kufijve. Në Kosovë dhjetra mijë shqiptarë ishin gati me armë në dorë për të kapërcyer kufijtë. Por ashtu sikurse i mashtroi qeveria e Zogut patriotët në Shqipëri, edhe qeveria Jugosllave i ndaloi kosovarët t’i presin me armë fashistët në portat shqiptare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare