Në Delvinë, më 6 Korrik 1914, u hap Kongresi Panepiriot, një nga manovrat e shovinistëve grekë, për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Ai duhej të ratifikonte “ProtokoIlin e Korfuzit”, por i kërkoi Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve, të rishikojë përmbajtjen e Protokollit dhe të shpallë autonominë e Shqipërisë Jugore. Në këtë kohë “kompanitë e shenjta”, që ishin njësi të ushtrisë greke, pushtuan Korçën, Kolonjën dhe Tepelenën. Por planet e panepiriotëve, ndeshën në rezistencën e armatosur të patriotëve shqiptarë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Mars 1792, shënohet punimi i parë i ikonografit shqiptar Gjergj Çetiri
-
25 Mars 1821, shpërtheu lufta çlirimtare e popullit grek kundër Perandorisë Osmane
-
25 Mars 1877, lindi në Prizren kleriku Dom Pashko Krasniqi
-
25 Mars 1897, Faik Konica botoi revistën “Albania”
-
25 Mars 1917, u themelua në Korçë shoqëria “Përparimi”



