Në fshatin Qytezë të Edernesë, të banuar prej shqiptarësh, më 6 Janar 1882, u lind një prej korifejve të kulturës sonë kombëtare, Fan Stilian Noli. Që në rini u bë mendimtar dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare. Nuk ka fusha të jetës sonë ku të mos ketë lënë gjurmë. Noli ka qënë i pari dhe i pa arritshëm në fe e në besim, në letërsi dhe në përkthim, në muzikë dhe në politikë, në kritikë dhe në oratori. Ndonëse shumicën e jetës e kaloi në mërgim, larg atdheut, askush nuk bëri më shumë se ai për Shqipërinë, askush nuk i dha më shumë se ai kulturës dhe traditës sonë Arbërore. Trashëgimia që ai i la brezave nuk matet me para.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Mars 1792, shënohet punimi i parë i ikonografit shqiptar Gjergj Çetiri
-
25 Mars 1821, shpërtheu lufta çlirimtare e popullit grek kundër Perandorisë Osmane
-
25 Mars 1877, lindi në Prizren kleriku Dom Pashko Krasniqi
-
25 Mars 1897, Faik Konica botoi revistën “Albania”
-
25 Mars 1917, u themelua në Korçë shoqëria “Përparimi”
