Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

6 Dhjetor 1912, Qeveria e Vlorës mban në fuqi “Ligjet e Perandorisë”

Qeveria e Vlorës

Qeveria e Përkohshme e Vlorës, në mbledhjen e saj të rradhës, më 6 Dhjetor 1912, vendosi që të mbeten në fuqi “Ligjet e Perandorisë” osmane “derisa të bëhen të tjerë kanune të drejtësisë”. Ajo vendosi gjithashtu konfiskimin e 173 çifligjeve, që ishte pronë e shtetit turk, por nuk preku pronat e çifligarëve të cilët, zotëronin pjesën më të madhe të tokës bujqësore. 70 mijë familje fshatare në atë kohë, nuk zotëronin asnjë pëllëmbë tokë, ndërsa 60 mijë të tjera kishin fare pak tokë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version