Shqiptari, që luftoi për demokracinë në Spanjë, që komandoi njësitë vullnetare antifashiste për çlirimin e Marsejës, gjeneral Veli Dedi, “Hero i Popullit”, u lind në Medvegje të Jabllanicës, më 5 Prill 1912. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmen e kreu në Beograd. Në moshën 20 vjeçare, erdhi në Shqipëri dhe përfundoi në Tiranë Shkollën Ushtarake Mbretërore. U diplomua në Itali në Akademinë e Artilerisë dhe të Xhenjos. 3 vjet luftoi në brigadat ndërkombëtare në mbrojtje të Republikës Spanjolle. 5 vjet të tjera luftoi me partizanët francezë kundër pushtimit nazist të atdheut të Revolucionit të madh Francez. Pas fitores së madhe mbi nazifashistët, në janar 1946, u kthye në Shqipëri dhe shërbeu si oficer madhor në rradhët e Ushtrisë dhe në Ministrinë e Mbrojtjes. Disa vite me radhë drejtoi Arkivin Qëndror të Shtetit. Në vitin 1959, Veli Dedit iu dha grada gjeneral-major. Ai meritoi gjithashtu titullin e lartë “Hero i Popullit” dhe dekoratat “Kavaljeri i Lirisë” dhe “Luftëtar i Brigadave Ndërkombëtare”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Prill 1258, despoti Mihal i Epirit i jep Burtintin dhe bregdetin Shqiptar, si prikë për martesë, birit të Perandorit gjerman
-
1 Prill 1835, vdiq Bartelemeo Pinelli, skulptor e piktor italian
-
1 Prill 1933, Italia i ndërpreu Tiranës këstin e huasë; vendi u zhyt në krizë
-
1 Prill 1929, hyri në fuqi Kodi i parë Penal në Shqipëri
-
1 Prill 1967, nisi aksioni i rinisë për ndërtimin e rrugës në Malësi të Madhe



