5 Prill 1208, Dhimitri, arkondi i madh i Arbërisë, nënshkroi marrëveshjen e paqes me Raguzën

Në vitin 1208, Dhimitri, arkondi i madh i Arbërisë, nënshkroi marrëveshjen e paqes me Raguzën. Në tekstin e marrëveshjes, ai betohet mbi të “katër ungjijtë e shenjtë të Perëndisë se pa mashtrim dhe pa qëllim te keq do të kem paqe të sigurtë dhe do t’i mbaj përherë sa të kem jetë e të jem gjallë në qytetin e Raguzës dhe me të gjithë njerëzit raguzianë”. Më poshtë në tekst, numërohen të drejtat e raguzianëve në tokat e arbërit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare