Sot përkujtohet përvjetori i vdekjes të kundëradmiralit Abdi Mati, një ndër organizatorët dhe komandantët e Flotës Detare Ushtarake të Shqipërisë. U diplomua në Akademinë Mbretërore të Marinës, në Livorno të Italisë. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, u radhit në çetën heroike të Pezës, në grupin e Pezës, në Brigadën e III dhe në Shtabin e Përgjithshëm. Me bagazhin e pasur kulturor dhe profesional, dha një ndihmesë të vyer për organizimin e punës në shtabe, përpilimin e rregulloreve, ngritjen e nivelit të mësimdhënies në Akademinë e Marinës, që u hap në Vlorë. Kundëradmirali Abdi Mati, u nda nga jeta më 4 Shtator 1992.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
16 Janar 1862, lindi Bajram Curri, tribun i vegjëlisë
-
16 Janar 1910, vdiq në burg patrioti Vasil Negovani
-
16 Janar 1920, letër e Luigj Bumçit për Konferencën e Paqes
-
16 Janar 1947, u lind gazetari dhe publicisti kosovar Hasan Mal Hasani
-
16 Janar 1967, u krijua Estrada e Ushtarit, trupë profesioniste e ushtrisë shqiptare
