Inxhinieri i naftës dhe Bashkëpunëtori i vjetër Shkencor Rexhep Reka, u lind në Tiranë, më 4 Shtator 1927. Pas diplomimit në Institutin e Naftës në Moskë, filloi karrierën e tij si inxhinier e më pas kryeinxhinier në Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës në Patos, në Kuçovë e Marinzë. I suksesshëm ka qënë edhe në fushën e studimeve dhe mësimdhënies; ka drejtuar Institutin e Naftës dhe të Gazit në Kuçovë, Drejtorinë e Përgjithshme të Naftës në Fier, Drejtorinë e Naftës në Ministri dhe në Komitetin e Shkencave dhe Teknikës. Si pedagog dhe dekan ka edukuar breza të tërë inxhinierësh dhe ka përgatitur tekstet mësimore, që janë në përdorim edhe sot.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi
