Në qytetin e bukur të Himarës, më 4 Shtator 1922, u lind pedagogu dhe gazetari i shquar Findia Veizi. Shkollën e ndoqi në vendlindje, Shkodër, Elbasan dhe u diplomua në Universitetin e Tiranës. Ai mbetet veteran i Luftës Nacionalçlirimtare dhe pioner i radiopërhapjes shqiptare. Menjëherë pas çlirimit, u emërua nëndrejtor i Radio-Tiranës dhe bashkë me Petro Kitën, e ringritën institucionin e shkatërruar nga lufta dhe e bënë Shqipërinë me gojë. Zërin e saj e dëgjonin shqiptarët dhe miqtë e tyre, kudo në botë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
5 Korrik 1467, në “Librin e artë”, të Muranos flitet për furrën e shkrirjes të Nikola shqiptarit
-
5 Korrik 1761, në Elbasan u bë mbledhja e anëtarëve të esnafit të argjendarëve
-
5 Korrik 1908, u organizua Kuvendi i Ferizajt
-
5 Korrik 1910, u zhvillua lufta në qafën e Agrit
-
5 Korrik 1990, trupat serbe pushtojnë Radio-Televizionin e Prishtinës