Në vitin 1460, Gjergj Kastrioti Skënderbeu kish arritur të bëjë një armpushim me turqit dhe kjo i dha mundësinë t’i vinte në ndihmë aleatit të vet Alfonsit V. U kthye në Shqipëri në vitin 1462. Duke ditur që Vatikani dhe disa nga princat europianë po përgatisnin një kryqëzatë të re, për të mos u përballur me sulmet turke, pranoi propozimin e Stambollit dhe në fillim të prillit 1463, përfundoi një paqe 10-vjeçare me sulltanin, e cila u prish në nëntor të po atij viti, me sulmet që ndërmori Skënderbeu i shtyrë nga Papa dhe Venediku.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
30 dhjetor 1940, vdiq ne Shkoder Gjergj Fishta.
-
30 Dhjetor 1903, lindi Odhise Paskali, babai i skulpturës Shqiptare
-
30 Dhjetor 1912, u shua Gjergj Qiriazi, rilindas i madh, publicist e pedagog
-
30 Dhjetor 1921, u krijua Kryqi i Kuq Shqiptar
-
30 Dhjetor 1985, u shua Theofan Papa, studiues i shquar i kulturës sonë mesjetare




