Më 4 korrik 1918, me rastin e festës kombëtare, presidenti i Shteteve të Bashkuara Uillson, ftoi trupin diplomatik, të akredituar në Uashington dhe përfaqësuesit e kombeve të robëruara, midis të cilëve figuronte edhe At Fan Noli, si përfaqësues i shoqërisë patriotike shqiptare, “Vatra”. “Me këtë rast të florinjtë, shkruante ato ditë gazeta “Dielli”, At Fan Noli, foli dy herë me presidentin Uillson dhe një herë me zonjën Uillson. Fjalët e pakta, që pati rastin të shkëmbente At Nolin, me presidentin Uillson e shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes
-
22 Janar 1788, lindi Bajroni, poet anglez e mik i shqiptarëve
-
22 Janar 1914, Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen
-
22 Janar 1919, Shqipëria shpallet zonë lufte nga Komanda italiane
-
22 Janar 1949, lindi Fran Camaj, gazetar shqiptar në Mal të Zi