Artisti i Popullit, Kadri Roshi, një nga figurat më të ndritura të skenës dhe ekranit shqiptar, u lind më 4 Janar 1924. Rruga e tij artistike ishte sa e vështirë aq dhe e ndritur. Nga shitës biletash dhe sufler, nga rolet e vogla në teatrin partizan dhe ato të burgjeve fashiste ai pasi mbaroi shkollën e parë teatrore në vitin 1945 në Tiranë, më pas në Beograd dhe përfundoi me diplomimin shkëlqyeshëm për art skenik në Pragë, në vitet që pasuan, dominoi skenën dhe ekranin shqiptar për më shumë së gjysëm shekulli. Në repertorin e tij përfshihen mbi 80 role të papërsëritshme në skenë mbi 30 role parësore në ekran. “Ezopi”, “Otello”, “Arturo Ui” dhe shumë figura të tjera që skaliti Kadri Roshi, do të mbeten shkollë për brezat e ardhshëm të aktorëve shqiptarë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
12 Janar 1862, lindi Anton Xanoni, shkrimtar, studiues e gjuhëtar
-
12 Janar 1917, doli në Vjenë numri i parë i gazetës shqiptare “Vllaznija”
-
12 Janar 1920, protestë për Konferencën e Paqes; ndërgjegja njerëzore nuk e pranon copëtimin e Shqipërisë
-
12 Janar 1924, Sali Ceka nxori numrin e parë të gazetës “Ku vemi”
-
12 Janar 1923, përkujtohet sot albanologu çek Urban Jarnik
