Më 4 Gusht 1980, u nda nga bota e tingujve, pedagogu dhe kompozitori i shquar, mbledhës, transkiptues dhe studjues i folklorit muzikor shqiptar, Baki Kongoli. U lind në Elbasan, në vitin 1913, në një familje patriotike. Bakiu mbaroi Normalen e Elbasanit dhe u diplomua në Konservatorin e Piavës, afër Bolonjës, në degën e violinës. 7 vjet kreu detyrën e shenjtë të mësuesit në Normalen e Elbasanit, ku përgatiti breza të tërë mësuesish dhe muzikantësh. Ndërkohë, u mor me korin dhe orkestrën e shkollës, me veprimtari të shumta artistike, që zhvilloheshin në shkollë e në qytet. U aktivizua në lëvizjen Nacionalçlirimtare. Më 1943, deri në çlirimin e vendit, la penën dhe me pushkë në dorë, luftoi me njësitë partizane për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë. Mbas çlirimit, Bakiu i kthehet arsimit. Në vitin 1947, me krijimin e Komitetit të Arteve dhe Kulturës u emërua shef i muzikës dhe më pas kryetar i Komitetit. Ka lënë gjurmë në zhvillimet muzikore në Radio-Tirana. Më pas drejtoi sektorin e muzikës në Ministrinë ë Arsimit dhe në Lidhjen e Shkrimtarëve e Artistëve. Deri sa doli në pension, në vitin 1974, shërbeu si zëvëndësdrejtor i Institutit të Kulturës Popullore. Veç punës së madhe organizative dhe drejtuese në fushën e muzikës, për ngritjen e institucioneve të para muzikore si Filarmonia e Shtetit, TOB-i, Konservatori Shtetëror i Tiranës, ku ai ka lënë një trashigimi të pasur krijuese është autor i rreth 200 këngëve, i dy operetave, mbledhës, transkriplues e studjues i këngëve popullore, i dhjetra artikujve, që kryesisht i kushtohen folklorit muzikor.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
12 Korrik 1444, Sulltani pranoi vasalitetin e Brankoviçit të Serbisë për ti pasur duart e lira që të sulmonte Skënderbeun
-
12 Korrik 1577, populli i Himarës kërkon ndihmën e Papës për të rindërtuar faltoret dhe për tu armatosur kundër osmanëve
-
12 Korrik 1822, Grigori i IV, apo Dhimitër Gjika hipën në fronin e Vllahisë për të sunduar për 6 vjet
-
12 Korrik 1874, lindi kleriku erudit At Shtjefën Gjeçovi, një jetë e tërë e shkrirë për atdhe e fe
-
12 Korrik 1912, lindi në Boboshticë akademiku Sotir Kuneshka