Në Gradec të Tetovës, më 31 Tetor 1843, u lind luftëtari për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, ushtaraku Mehmet Dërhalla. U diplomua në Akademinë Ushtarake të Stambollit dhe në Akademinë e Shtatmadhorisë Turke. Shërbeu si officer i lartë në Irak, Libi Siri dhe Greqi. Në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u vu në shërbim të saj; më pas u bë një ndër nismëtarët dhe drejtuesit e Lidhjes së Pejës dhe të Kuvendit të Ferizajt. Luftoi me armë, në kryengritjet antiosmane të viteve 1910-1912. Në qeverinë e Ismail Qemalit, u emërua Ministër i Parë i Luftës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Janar 1734, u themelua në Itali Kolegji Arbëresh i Shën Adrianit
-
19 Janar 1918, koncert në Sofje i shoqërisë “Dëshira”
-
19 Janar 1926, marrëveshje me Çekosllovakinë
-
19 Janar 1939, lindi Agron Reka, sportist rekordesh e inxhinier
-
19 Janar 1943, përkujtohet poeti arbëresh Luigj Petrosi, publikoi “O e bukura more”

