Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

31 Gusht 1938, shoqëria Vllaznia jep shfaqje teatrore me rastin e 10-vjetorit të Mbretërisë Shqiptare

Një shfaqje tjetër teatrore, luajti më 31 Gusht 1938, me rastin e 10-vjetorit të shpalljes të Mbretërisë Shqiptare, grupi teatror i shoqërisë “Vllaznia” e Shkodrës. Drama evokonte epopenë e lavdishme 25-vjeçare, të udhëhequr nga Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu dhe i përket penës të Andrea Skanjetit. Por rëndësia e kësaj shfaqjeje, që u dha në kinema “Nacional” të kryeqytetit, qëndron në faktin, se kjo ishte drama e parë që u transmetua edhe nga mikrofoni i Radio-Tiranës. Kjo ishte prova e dytë teknike, që kryhej para përurimit zyrtar të radiostacionit të parë shqiptar.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version