Një nga gazetarët më të hershëm të shtypit shqiptar, Gjon Kamsi, u lind në Shkodër më 30 Prill 1894. U arsimua në vendlindje dhe në Itali. Emrin e tij e ndeshim në faqet e gazetës “Shkodra”, që në vitin 1910. Duke ndjekur leksionet në Institutin e Lartë Ekonomik të Barit, ishte njëkohësisht bashkëpunëtor i rregullt i fletores “Shpallje e posaçme për Shqipërinë” që botohej në Bari dhe drejtohej nga Sotir Gjika. Më 1918, filloi botimin gazeta politike, letrare, shoqërore e kulturore “Kombi”. Në faqet e saj ndeshim shkrime të shumta me pseudonimin “Gjikam”, pas të cilit fshihej puna e Gjon Kamsit. Shkrimet e tij ndeshen edhe në faqet e shumë fletoreve të kohës si, “Ora e maleve”, “Hylli i dritës”, “Cirka”, “Gazeta shqiptare”, “Telegrar, “Vullneti i popullit”, “Bota e re”, “Bashkimi i kombit”, etj. Ai ishte bashkëpunëtor edhe i disa gazetave që mërgimtarët tanë botonin jashtë vendit si: “Shqipëria e re”, që dilte në Kostancë të Rumanisë. Në vitin 1939, Gjon Kamsi, u kthye në Shqipëri dhe u ngarkua me detyra të ndryshme në fushën e ekonomisë dhe të financave.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
30 Prill 1910 nisi beteja e Kaçanikut
-
30 Prill 1914 forcat greke sulmojnë njësitë e xhandarmërisë shqiptare në Kolonjë
-
30 Prill 1897 “La nacione Albanese” publikoi memorandumin për çështjen shqiptare
-
30 Prill 1924 u krye ceremonia mortore e Avni Rustemit
-
30 Prill 1927 u themelua shoqëria “Cinematro” në Korçë