Vdekja e parakohshme e Theofan Papës, më 30 Dhjetor 1985, ishte një humbje e madhe për kulturën tonë kombëtare. Ai mbetet si një nga teologët më të shquar shqiptarë, si pedagog e shqipërues, si një nga studiuesit më të shquar të kulturës sonë mesjetare. Vlerat e tij janë edhe si zbulues, evidentues dhe restaurues i ikonografisë dhe epigrafisë së pasur kishtare në vendin tonë. Ai bashkë me ikonografen ruse Viktori Puzanova, qenë të parët që zbuluan, studiuan dhe evidentuan vlerat e jashtëzakonshme shpirtërore dhe artistike, të ikonave dhe afreskeve të Onufrit dhe djalit të tij Nikollës, të David Selenicës dhe Kostandin Shpatarakut, të Kostandin dhe Athanas Zografit e shumë të tjerëve. Punimet e tij në fushën e epigrafisë, të zbulimit dhe transkriptimit të mbishkrimeve si dhe shënimet mbi përmbajtjen e kodikëve që ruhen në Arkivën e Shtetit, mbeten një nga burimet parësore për historinë tonë mesjetare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Janar 1734, u themelua në Itali Kolegji Arbëresh i Shën Adrianit
-
19 Janar 1918, koncert në Sofje i shoqërisë “Dëshira”
-
19 Janar 1926, marrëveshje me Çekosllovakinë
-
19 Janar 1939, lindi Agron Reka, sportist rekordesh e inxhinier
-
19 Janar 1943, përkujtohet poeti arbëresh Luigj Petrosi, publikoi “O e bukura more”
