Sot përkujtohet përvjetori i vdekjes së rilindasit të shquar, publicistit dhe pedagogut Gjergj Qiriazi. Ai u bë nismëtar dhe krijues i klubit shqiptar “Bashkimi” të Manastirit, një nga organizatorët e Kongresit të Manastirit, që miratoi alfabetin e gjuhës shqipe. Ishte veprimtar i Komitetit të fshehtë “Për lirinë e Shqipërisë” të Bajo Topullit, përkrahësi kryersor i shkollës së vashave në Korçë. Si pedagog pregatiti tekstet e para mësimore të Fizikës dhe Gjuhës shqipe që u botuan në Bukuresht më 1899 dhe “Hristomathinë” në dy vëllime me pjesë letrare didaktike. Gazetaria është një fushë tjetër, ku ai ka lënë gjurmë të shquara, duke botuar dhjetra artikuj dhe studime me temë patriotike, kulturore dhe shoqërore. Gjergj Qiriazi vdiq më 30 Dhjetor 1912.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
26 Shkurt 1802, lindi klasiku francez Viktor Hygo
-
26 Shkurt 1823, u nda nga jeta Vinçens Dorsa, studiues arbëresh
-
26 Shkurt 1917, u stampua pulla e parë postare shqiptare
-
26 Shkurt 1918, protestë e Shqipërisë së mesme për Austro-Hungarinë
-
26 Shkurt 1919, mbërriti në Shqipëri ndihma e parë e Kryqit të Kuq

