Më 29 Tetor të vitit 1908, u formua klubi “Labëria”, organizatë patriotike, politiko-kulturore. Ai synonte bashkimin e kombit shqiptar dhe ngritjen e tij kulturore. Në periudhën e sundimit xhonturk, në vendin tonë u ngritën rreth 40 klube të tilla patriotike, që udhëhiqeshin nga intelektualë shqiptarë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare