Në Bilisht të Devollit, më 29 Shtator 1930, u lind instrumentisti popullor virtuoz Jashar Kovaçi. Shkolla e tij muzikore ishte familja, ku mësoi të luajë në shumë vegla popullore dhe, para së gjithash, në fyej të ndryshëm. Por kulmin e arriti në interpretimin e tij me gërrnetë. Jashar Kovaçi, ka përhapur këngët dhe meloditë popullore në tërë jugun e Shqipërisë, por qëndra kryesore e veprimtarisë mbetet Pogradeci.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Tetor 1081, Aleks Komneni u shpartallua në kodrat e Durrësit
-
18 Tetor 1448, Huniadi u thye në Fushë Kosovë
-
18 Tetor 1861, u lind Gjerasim Qiriazi, pedagog e publicist
-
18 Tetor 1892, lindi Athanas Shundi, mjek dhe atdhetar
-
18 Tetor 1913, shqiptarët e Mançesterit mbështesin Qeverinë e Ismail Qemalit