Në Qershor të vitit 1444, një ushtri turke me rreth 250 mijë vetë, e komanduar nga Ali Pasha, hyri në Shqipëri nga lugina e Drinit të Zi, në drejtim të Dibrës. Skënderbeu i doli përpara dhe të dy ushtritë u ndeshen në fushën e Dibrës, më 29 Qershor. Ushtria shqiptare e ndarë në 3 pjesë, manovroi me mjeshtëri, u tërhoq sikur të ishte thyer, deri sa e futi ushtrinë turke në fushën e ngushtë të Torviollit, të rrethuar me male e pyje. Kur komandanti turk, kujtoi se i kishte futur shqiptarët në kurth, u sulmua nga të gjithë anët nga forcat e Skëndërbeut dhe u shpartallua plotësisht… Sipas Barletit, që e përshkruan betejën, turqit lanë në fushën e luftës 22 mijë të vrarë, 2000 u zunë rob dhe 24 flamuj ranë në duart e shqiptarëve. Edhe shqiptarët lanë në fushën e betejës, 3800 të vrarë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
2 Prill 1688, lufta e malësorëve shqiptarë kundër Sulejman Pashës në Medun
-
2 Prill 1769, betejë e Bushatllinjve në Zadrimë për të nënështruar krerët lokalë
-
2 Prill 1872, vdiq gjuhëtari arbëresh Andrea Dara
-
2 Prill 1910, nisën punimet e Kongresit të dytë të Manastirit
-
2 Prill 1914, Themistokli Gërmenji e koloneli Snellen shtypën puçin grek në Korçë

