Ali Sami Frasheri i njohur si Ali Sami Yen, eshte i biri i Sami Frasherit, i shuqar si themeluesi i Klubit Sportiv Galatasaray. Ali Sami Yen në vitin 1905 krijoi klubin futbollistik dhe ishte president i parë për 13 vjet rresht, nga 1905-1918. Dhe përsëri për pak kohë në vitin 1925. Ishte trajner i parë i ekipit të futbollit në mes viteve 1905-1908. President i Komitetit Olimpik nga viti 1926-1931. Trajner i parë në një ndeshje ndërkombëtare kundër Rumanisë. Mbiemrin “Jen” (tur. Yen), që do të thotë “fitore” në gjuhën turke, e morri pas miratimit të ligjit turk mbi mbiemrat familjarë në vitin 1934. Ali Sami Yen jetoi deri më 29 korrik vitin 1951 dhe u varros në varrezat Feriköy.
Për hir të tij i cili ishte themelues dhe president i Galatasaray Sports Club, stadiumi i këtij klubi i cili gjendet në Seyrantepe të Stambollit me një kapacitet prej 52 000 shikuesish mban emrin e tij që prej vitit 1964.
You may also like
-
2 Mars 1444, Kuvendi i Lezhës hodhi themelet e bashkimit të Shqiptarëve
-
2 Mars 1914, u kurdis në jug të Shqipërisë e ashtuquajtura “autonomia e Vorio Epirit”
-
2 Mars 1925, u miratua Statuti Themeltar i Republikës së Shqipërisë
-
2 Mars 1925, Ballfon Stamolla vrau në atentat patriotin Luigj Gurakuqi
-
2 Mars 1931, lindi baritoni Ramiz Kovaçi
