Kolonel Irfan Peshtani, u lind në Berat, më 28 Shkurt 1907. Pas shkollës së mesme ndoqi Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Vjenës. Në vitin 1928, ndoqi Shkollën e Artilerisë në Itali. Në Atdhe shërbeu në ushtrinë mbretërore si oficer artilerie. Në fillimin e Luftës Nacionalçlirimtare, në vitin 1943, doli në mal dhe u rendit me forcat e Brigadës III Sulmuese si shef i Shtabit të saj. Irfan Peshtani, vazhdoi të shërbejë në radhët e forcave të armatosura edhe pas çlirimit të vendit. Më 1946 u emërua komandant i kursit të parë të oficerave që u hap në Tiranë. Më pas komandoi Regjimentin e Artilerisë të Divizionit të pestë. Në vitin 1948, transferohet në dikasterin e Mbrojtjes ku shërben dy vjet dhe më pas doli ne lirim dhe kreu detyra të ndryshme në ndërtim dhe transport.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
6 Mars 1913, ushtria greke pushtoi Janinën
-
6 Mars 1920, krerët e veriut lidhin besën në Shkodër për të mbrojtur vendin
-
6 Mars 1922, lindi Qemal Draçini, gazetar e pedagog
-
6 Mars 1925, u përfundua traktati për bashkëpunim me Italinë aq shumë i kontestuar nga opozita
-
6 Mars 1937, Parlamenti shqiptar miratoi ligjin “Mbi ndalimin e mbulimit të fytyrës”

