Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

28 Qershor 1946, u zhduk në mënyrë misterioze, meshtari dhe filologu Nikollë Gazulli

Në Qershor të vitit 1946, u zhduk në mënyrë misterioze, meshtari dhe filologu Nikollë Gazulli, që në fushën e letrave njihet edhe me preudonimin Gelasius. Ka lënë një trashigimi të pasur në sferën e leksikologjisë shqipe. Nga pena e tij kanë dalë, rreth 50 fjalorë, të cilat shquhen për fjalët e rralla, të mbledhura me shumë kujdes e pasion nga autori. Emri i Gazullit, ndeshet shpesh edhe në periodikun e viteve ’20-’30, veçanërisht në faqet e “Hyllit të dritës”, ku ka botuar studimet e veta në fushën e leksikografisë, toponomastikës, onomastikës, etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version