Një nga gjeologët e parë shqiptarë, Veronika Meko, u lind në Elbasan, më 28 Qershor 1932. Pas mbarimit të Politeknikumit në Tiranë, ajo punoi teknike gjeologe në “Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës” në Patos. Gjatë vitit 1957-1961, pa u shkëputur nga puna, ndoqi Fakultetin e Gjeoiogjisë e Minierave në Tiranë dhe u diplomua inxhinjere-gjeologe. Fill pas kësaj, u emërua në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjeologjisë si përgjegjëse e Fondit Qëndror të Gjeologjisë, ku u mor me organizimin e bibliotekës shkencore të gjeologjisë, ngritjen e arkivave të gjeologjisë, pranë institucioneve dhe ndërmarrjeve gjeologjike. Eshtë nismëtare dhe bashkautore e bibliografisë së botimeve shqipe, për gjeologjinë, minierat dhe naftën dhe bibliografisë, për periudhën 1944-1985. Ajo është gjithashtu, bashkautore e tekstit “Gjeologjia” për shkollat e mesme teknologjike, si dhe e Hartës së Mineraleve të Dobishme të Shqipërisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Mars 1444, Aleks Shqiptari përmendet në “Librin e artë”, të qytetit Murano në Itali
-
14 Mars 1887, u hap shkolla e parë shqipe në Pogradec
-
14 Mars 1914, lindi në Tiranë skulptori Janaq Paço
-
14 Mars 1914, u hap në Tiranë spitali i parë austriak
-
14 Mars 1946, u miratua Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë.


