Në sallën e kishës shqiptare në Boston, më 28 Prill 1917, nën drejtimin e At Fan Nolit, u krijua Federata Panshqiptare “Vatra”. Në të u bashkuan shoqëritë patriotike të mërgimtarëve shqiptarë “Besa-Besën”, “Flamuri i Krujës”, shoqëria “Kombëtare” dhe “Dallëndyshja”. Mbledhja zgjodhi pleqësinë e përkohëshme, që përbëhej nga Fan Noli, si sekretar, nga organizatorët e degëve të Federatës, Faik Konica dhe Kristo Floqi, mbikqyrësi i gazetës “Dielli”, Paskal Aleksi si dhe nga Elia Tromara dhe Kostë Vasili.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
13 Gusht 1450, Senati i Raguzës i dërgonte një letër guvernatorit të Hungarisë, ku përshkruhet rrethimi i parë i Krujës
-
13 Gusht 1920, në Luzni të Dibrës, u zhvilluan luftime të ashpra ndërmjet patriotëve shqiptarë dhe forcave jugosllave
-
13 Gusht 1925, lindi në Shkodër, këngëtari i shquar i muzikës popullore shkodrane, Ludovik Ndoj Gjergji apo Bik Ndoja
-
13 Gusht 1927, u formua në qytetin e Korçës, “Lidhja sindikaliste e punëtorëve rrobaqepës”
-
13 Gusht 1927, lindi në Elbasan, mjeku kardiolog Petrit Gaçe