Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

28 Maj 1920, u nënshkrua protokolli që ndalonte marshimin e ushtrisë greke në tokat shqiptare

Në fshatin kufitar të Kapshticës, më 28 Maj 1920, u nënshkrua protokolli që ndalonte marshimin e ushtrisë greke, e cila synonte të pushtonte tokat shqiptare të liruara nga forcat franceze, të dislokuar që nga koha e Luftës I Botërore. Protokolli i Kapshticës pati rëndësi të veçantë për qeverinë shqiptare, pasi mënjanoi konfliktin me Greqinë dhe luftën në dy fronte, në një kohë kur ishte vendosur fillimi i kryengritjes kundër ushtrive italiane në Vlorë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version