Sot është përvjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vendit tonë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kërkesa zyrtare në Departamenin e Shtetit në Uashington, për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, ishte depozituar, që në mars të vitit 1920, nga Qeveria e Tiranës, por vetëm më 28 Korrik të vitit 1922, përfaqësuesit e parë diplomatikë Grand Smith dhe Abdyl Sula, si titullar i konsuJlatës sonë në Nju Jork, u shkëmbyen midis palëve. Marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve tona, u ndërprenë nga Uashingtoni, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, më 1939 dhe u rivendosën pas gjysën shekulli, më 1991.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Mars 1792, shënohet punimi i parë i ikonografit shqiptar Gjergj Çetiri
-
25 Mars 1821, shpërtheu lufta çlirimtare e popullit grek kundër Perandorisë Osmane
-
25 Mars 1877, lindi në Prizren kleriku Dom Pashko Krasniqi
-
25 Mars 1897, Faik Konica botoi revistën “Albania”
-
25 Mars 1917, u themelua në Korçë shoqëria “Përparimi”


