Konferenca e vendeve të Antantës, që u mbajt më 28 Korrik 1917, në Paris, i kërkoi Italisë të tërheqë forcat e armatosura nga Janina dhe Çamëria. Ushtritë italiane, sipas këtij vendimi, u tërhoqën në kufijtë e përcaktuar nga Konferenca e Londrës, duke mbajtur të pushtuar Shqipërinë e Jugut, Sarandë-Korçë, deri në Hanin e Kalibaçit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Janar 1881, Shkupi, Mitrovica, Vushtria dhe Gjilani u çliruan nga forcat e Sulejman Vokshit
-
18 Janar 1900, lindi Skënder Luarasi, intelektual kalibri
-
18 Janar 1919, u hap Konferenca e Paqes në Paris
-
18 Janar 1919, doli në Shkodër numri i parë i gazetës “Populli”
-
18 Janar 1929, lindi gazetari i njohur sportiv Kristofor Grillo