Në Korçë, më 27 Tetor 1887, u lind gazetari, pedagogu dhe diplomati i shquar Mihal Sherko. U diplomua për histori, filozofi dhe pedagogji. Ka dhënë mësim në Kolegjin e Odesës, në Kolegjin e Varnas në Bullgari dhe në Liceun e Korçës. Më 1924 ishte drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit në Tiranë dhe më pas, drejtor i Gjimnazit të Tiranës. Si drejtor i Zyrës së Shtypit, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe themelues i Agjensisë Telegrafike Shqiptare, Sherko u bë nismëtar i emisionit të parë të lajmeve në gjuhën shqipe, që përgatitej në Tiranë dhe transmetohej në Radio-Bari në Itali. Për merita pune, ai meritoi disa nga dekoratat dhe urdhërat më të lartë të kohës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
29 Tetor 1908, themelimi i Klubit “Labëria”
-
29 Tetor 1909, shoqëria femërore “Ylli i mëngjesit” shfaq dramën “Vilhelm Teli”
-
29 Tetor 1914, “misioni sanitar” i Italianëve pregatiti pushtimin e Vlorës
-
29 Tetor 1937, aparati i parë “Rentgen” kundër turbekulozit
-
29 Tetor 1981, premierë e filmit “Në prag të lirisë”

