Në Universitetin “Aristotel” të Selanikut, më 27 Mars 1998, u zhvillua ceremonia zyrtare për dhënien e titullit “Doktor Nderi në Shkencë”, Profesor Doktor Rexhep Mejdanit, në atë kohë President i Republikës së Shqipërisë. “Ky është një vlerësim i veprimtarisë shkencore të Profesor Mejdanit, jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e tjera, si në Francë, Gjermani, Itali, Angli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi në fjalimin e vet Rektori i Universitetit të Selanikut. Gjatë 50 vjetëve, vuri në dukje ai këtë titull e kanë marrë një numër i vogël studiuesish, ndërsa Profesor Rexhep Mejdani, renditet pas tre nobelistëve të fundit që janë vlerësuar nga ky universitet.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Dhjetor 1908, krijohet klubi “Drita”
-
18 Dhjetor 1920, krijohet Shoqëria e Arteve të Bukura
-
18 Dhjetor 1924, kur Noli denonconte agresionin jugosllav tek Fuqitë e Mëdha
-
18 Dhjetor 1929, ngrihet Konsullata e Mbretërisë Shqiptare në Malin e Zi
-
18 Dhjetor 1931, miratohet Rregullorja për mbarëvajtjen e punës në Shërbimet Diplomatike



