Kryengritësit shqiptarë, nën udhëheqjen e Ded Gjo Lulit, më 27 Mars 1911 ndërmorën sulmin e befasishëm kundër garnizonit osman në Deçiç dhe e çliruan atë. Për mbrojtjen e qytetit u lanë rreth 250 luftëtarë. Pushtuesit osmanë, ndërmorën sulme të njëpasnjëshme për rimarrjen e qytetit, por pa sukses. Vetëm nga mesi i majit, mbi 5000 forca osmane sulmuan kryengritësit dhe, pas luftimesh të përgjakshme mundën ta rimarrin Deçiçin.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
3 Mars 1803, lindi Aleksandër Dekamps, autori i pikturës famoze “Valltarët Shqiptarë”
-
3 Mars 1878, u nënëshkrua Traktati famëkeq i Shën Stefanit
-
3 Mars 1911, doli në Manastir numri i parë i gazetës “Drita”
-
3 Mars 1914, Princ Vidi pranoi fronin e Shqipërisë dhe u quajt Mbreti Vilhelm i I
-
3 Mars 1914, trupat greke lëshuan Korçën



