Në Tiranë, më 27 Korrik 1942, u lind gazetari Agim Papaproko, i cili me punën dhe krijimtarinë e tij, mbeti gjithmonë midis kolektivit të Radio-Tiranës, ku u rrit dhe u formua si gazetar dhe drejtues. Erdhi në Radio, nga auditorët e Universitetit të Tiranës. Me manjetofonin në krah, i ra kryq e tërthor Shqipërisë, duke sjellë të rejat dhe sukseset e uzinave dhe fabrikave, të minierave dhe shesheve të ndërtimit. Më pas, drejtoi Redaksinë e Informacionit. Dhjetë vjet, ishte drejtor i Radios së parë shqiptare, shef i Drejtorisë për Marrëdhëniet me jashtë të Radio-Televizionit Shqiptar. Në vitet e tranzicionit, themeloi dhe drejtoi derisa ndroi jetë, Radio-ngjallja.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Gusht 1464, vdiq Papa Piu II
-
14 Gusht 1908, në Manastir, shqiptarët themeluan klubin e tyre “Bashkimi”
-
14 Gusht 1912, në Boston, u mbajt Kuvendi i Parë i Federatës Panshqiptare “Vatra”
-
14 Gusht 1916, lindi në Shkodër, poeti lirik dhe pedagogu Gaspër Pali
-
14 Gusht 1933, në Selanik, u vra me katër plumba në shpinë Hasan Prishtina