Regjisorja e shquar Xhanfize Keko, “Artiste e Popullit”, u lind më 27 Janar 1928. Karrierën kinematografike e filloi si shitëse biletash në kinematë e kryeqytetit. Pas një kursi dy vjeçar pranë “Studios Qëndrore të Filmave Dokumentarë” në Moskë, filloi punën në Kinostudion “Shqipëria e re” që në themelimin e saj në vitin 1952. Atje shumë shpejt u bë regjisore për filmat dokumentarë e më pas edhe për ata artistikë. Hapat e para në këtë fushë ishin filmat “Oshëtimë në bregdet” dhe “Plagë të vjetra”. Ajo u bë e njohur me filma dokumentarë e artistikë brenda e jashtë Shqipërisë. Filmat “Beni ecën vetë”, “Taulanti kërkon një motër”, “Kur po xhirohej një film” etj, sollën një fllad të ri në kinematografinë tonë e i sollën regjisores shumë çmime e medalje në festivalet ndërkombëtare të filmit në Beograd, Itali etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
30 Qershor 1899, u botua në gazetën “La Nacione Albanese” memorandumi që iu dërgua Sulltanit nga mërgimtarët tanë në Bukuresht
-
30 Qershor 1903, lindi në Korçë, pedagogu, historiani, “Mësuesi i Popullit” Petraq Pepo
-
30 Qershor 1912, Çeta e Abdi Toptanit, ndërmori një sulm të befasishëm kundër pushtuesve turq në Krujë
-
30 Qershor 1920, Kryqi i Kuq Amerikan, kishte ngritur në Shkodër një spital me 135 shtretër
-
30 Qershor 1932, lindi në Lushnje, regjizori dhe pedagogu i shquar Kujtim Spahivogli