Më 27 Gusht 1913, gazeta shqiptare “Përlindja e Shqipërisë”, në artikullin “Trami në Vlorë”, shkruan për përpjekjet e qeverisë së përkohëshme për t’i dhënë Shqipërisë një “fytyrë të re”. Për këtë ajo ka shkruar në ballë të programit të saj, “rrugë dhe shkolla”. Më poshtë, artikulli shkruan se një shoqëri italiane ka ofruar ndërtimin e një trami, që do të lidhë Vlorën me Skelën, ku do të ngrihet qyteti i ri. Por zhvillimi i ngjarjeve të brëndëshme dhe të jashtme, nuk i dhanë mundësi qeverisë së Ismail Qemalit, të realizonte programet e saja.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
16 Janar 1862, lindi Bajram Curri, tribun i vegjëlisë
-
16 Janar 1910, vdiq në burg patrioti Vasil Negovani
-
16 Janar 1920, letër e Luigj Bumçit për Konferencën e Paqes
-
16 Janar 1947, u lind gazetari dhe publicisti kosovar Hasan Mal Hasani
-
16 Janar 1967, u krijua Estrada e Ushtarit, trupë profesioniste e ushtrisë shqiptare