Më 27 Gusht 1787, forcat osmane që numëronin mbi 15000 vetë, të komanduara nga Abdulla pash Çausholli, hynë në Shkodër, për të shtypur përfundimisht pashallëkun e BushatIlinjve. Kara Mahmut Pashë BushatIliu, u tërhoq në kalanë e Rozafës. Por një ditë më parë i gjithë qyteti ishte ngritur në këmbë dhe, të kryesuar nga Tahir Agë Juka, kryengritësit i dolën përpara Çaushollit me flamuj të shpalosur. Luftimet në qytetin e lashtë vazhduan deri në nëntor, osmanët pësuan disfatë dhe u detyruan të tërhiqeshin. Pashallëku i Bushatllinjve i mbijetoi edhe kësaj furtune.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
16 Janar 1862, lindi Bajram Curri, tribun i vegjëlisë
-
16 Janar 1910, vdiq në burg patrioti Vasil Negovani
-
16 Janar 1920, letër e Luigj Bumçit për Konferencën e Paqes
-
16 Janar 1947, u lind gazetari dhe publicisti kosovar Hasan Mal Hasani
-
16 Janar 1967, u krijua Estrada e Ushtarit, trupë profesioniste e ushtrisë shqiptare