Viti 1462, ka qënë vit i ngjarjeve të shumta në epopenë e popullit shqiptar. Sapo u kthye fitimtar nga ekspedita, që ndërmori në Itali, në ndihmë të aleatit të vet, Mbretit të Napolit, Gjergj Kastriotit, iu desh të përballonte tri ekspedita, të dërguara njëra pas tjetrës nga Sulltani, të cilat përfunduan me disfatë të plotë për armikun. E fundit prej tyre, u zhvillua më 27 Gusht 1462, në Livadit, pranë Ohrit. Ushtria osmane e komanduar nga Karanxha beu, përgjohej nga zbulimi shqiptar. Skëndërbeu përcaktoi me kohë drejtimin e ardhjes së saj dhe organizoi shumë prita, për të shpartalluar pararojën e kundërshtarit. Osmanët u detyruan të ndryshojnë drejtimin e marshimit dhe u vendosën në kamp lufte në Livadit. Forcat shqiptare, që i ndiqnin i goditën në befasi. Vetëm shiu i furishëm, i shpëtoi pushtuesit nga shpartallimi i plotë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Mars 1373, përfundoi qëndisja e veprës “Epitafi i Gllavenicës”
-
22 Mars, shënohet sot dita ndërkombëtare kundër diskriminimit
-
22 Mars 1992, zgjedhjet e dyta pluraliste në Shqipëri i fitoi Partia Demokratike
-
22 Mars 1932, u nda nga jeta korifeu gjerman Johan Volfgang Gëte
-
22 Mars 1895, u shfaq në Paris filmi i parë në botë, pas 10 vitesh kjo ndodhi në Shqipëri


