Përfaqësuesit e Italisë, Anglisë, Francës dhe Rusisë, më 26 Prill 1915, nënshkruan Traktatin e Fshehtë të Londrës. Ai e copëtonte edhe më shumë Shqipërinë e cunguar. Sipas tij, Italia merrte Vlorën dhe Sazanin, Greqia prefekturën e Korçës dhe të Gjirokastrës me gjithë rrethet e tyre, Serbia dhe Mali i Zi Shkodrën, Kosovën, etj. me krahinat që mbeteshin, formohej një principatë muslimane. Gjymtimi i parë i Shqipërisë, më 1913, ishte me pasoja fatale për vendin dhe popullin tonë. Copëtimi që parashikonte Traktati i fshehtë i Londrës ishte me pasoja edhe më fatale për vendin dhe popullin tonë: ai praktikisht vinte në pikëpyetje qënien e Shqipërisë. Traktatin e fshehtë të Londrës, e para e denoncoi gazeta e Moskës, “Izvistia”
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Janar 1734, u themelua në Itali Kolegji Arbëresh i Shën Adrianit
-
19 Janar 1918, koncert në Sofje i shoqërisë “Dëshira”
-
19 Janar 1926, marrëveshje me Çekosllovakinë
-
19 Janar 1939, lindi Agron Reka, sportist rekordesh e inxhinier
-
19 Janar 1943, përkujtohet poeti arbëresh Luigj Petrosi, publikoi “O e bukura more”



