Shtabi Operativ i “Kosmetit” i urdhëruar nga ushtia jugosllave, me qëllim shpërbërjen e qëndresës shqiptare në Kosovë, mobilizoi me dhunë shqiptarët e Kosovës për t’i dërguar në frontin e dytë të “Adriatikut. Të mobilizuarit shqiptarë, fillimisht janë tubuar nëpër qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj, kanë udhëtuar në në kazermat ushtarake në Prizren. Pas sistemimit, shqiptarët e mobilizuar do të çarmatosen. Më 26 mars Gjatë marshimit katër ditor të mobilizuarit u keqtrajtuan e u rrahën. Vrasjet e para u bënë në mesnatën e 26-27 marsit. Me këtë rast u vranë njerëzit më autoritativë nga radhët e të mobilizuarve. Në mbrëmjen e 27 marsit xhelatët serbo-malazezë, gjatë kohës së pushimit) nën qiellin e hapur në gjumë vrasin mizorisht rreth 120-140 veta dhe kufomat e tyre u hodhën në një hendek.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
5 Korrik 1467, në “Librin e artë”, të Muranos flitet për furrën e shkrirjes të Nikola shqiptarit
-
5 Korrik 1761, në Elbasan u bë mbledhja e anëtarëve të esnafit të argjendarëve
-
5 Korrik 1908, u organizua Kuvendi i Ferizajt
-
5 Korrik 1910, u zhvillua lufta në qafën e Agrit
-
5 Korrik 1990, trupat serbe pushtojnë Radio-Televizionin e Prishtinës